Telegrafi

I dehuri zgjodhi të shqelmonte veturën e Policisë! (Video)

Policia në Birmingham të Londrës, është vënë në kërkim të një mashkulli, i cili e ka qëlluar me shqelma veturën e Policisë. Kjo veturë nuk kishte asnjë shenj dalluese nga jashtë se i përket Policisë.

Burrin e panjohur e ka regjistruar kamera e vënë brenda, derisa ai praktikonte lëvizje bizare si të futbollit apo arteve marciale.

Për disa sekonda ai shihet duke e shqelmuar derën e veturës, derisa mundohet të qëllojë pasqyrën anësore, transmeton Telegrafi.

Besohet se burri që është vënë në kërkim, ishte i dehur kur kreu këtë veprim. /Telegrafi/