Telegrafi

Hysaj zbulon se çfarë mesazhi do t’i dërgojë bashkëlojtarëve te Napoli pas fitores me Shqipërinë

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj pas ndeshjes ndaj Lihtenshtejnit është shprehur se ndeshja me Spanjën është shumë e vështirë, por me rëndësi është që u fitua ndeshja e sotme.

Në një prononcim për “SuperSport” Hysaj ka edhe një mesazh për shokët e tij të skuadrës së Napolit që janë spanjoll.

“Shyqyr që u bëmë edhe në shkodranët një herë. Më gëzon që bëri Bekimi përsëri gol,  pasi është si gol edhe për mua. Shpresoj ta bëjë edhe në ndeshjen tjetër”, u shpreh ai për asistim që dha për Balajn.

“Unë jam shumë i kënaqur që luaj për vendin tim dhe shpresoj të vazhdoj kështu. Ndërkaq, shqiptarët janë kudo dhe na bëjnë të ndjehemi kudo si në shtëpinë tonë, gjithmonë”, ka falënderuar tifozët Hysaj.

Lexo po ashtu Balaj: Jam tifoz i Realit, ashtu siç shënova ndaj Pepes, shpresoj ta bëj edhe përballë Ramosit

“Tani do u dërgoj mesazh, t’u them të bëhen gati se jemi ne të parët. Para se të vinim më thanë merr edhe një top tjetër me vete që ta kesh, se nuk do ta shohësh të ndeshjes, por i kam thënë që do ta shohim në fushë nëse do ta bëjnë ”, tha për shokët e tij te Napoli.

“Kemi menduar për atë ndeshje shumë pak, pasi mendonim për këtë, sepse kjo ishte një ndeshje shumë e vështirë. Këto janë ndeshjet më të vështira, duket sikur janë skuadrat më të lehta por ndodh një episod që vendos gjithçka, si për rezultatin dhe klasifikimin. Ndaj jemi të gjithë të kënaqur për si e mbyllëm sfidën”, u shpreh ai duke folur për ndeshjen me Spanjën.

“Formacioni që fiton nuk ndryshohet? Atë e di trajneri, pyesni atë. Por ne kemi treguar se mund të fitojmë me shumë formacione të ndryshme”, ka shtuar Hysaj.