Rivali i Shqipërisë sonte, Lihtenshtejni, kushton disa herë më pak se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Elseid Hysaj.
Nuk bëhet fjalë për vlera reale, por referuar “transfermarkt”, e cila e vlerëson mbrojtësin e Napolit me 15 milionë euro, vlerë që me shumë gjasa do të ndryshojë pas rinovimit të kontratës der në vitin 2021, dhe klauzolës prej 50 milionë eurosh që është vendosur.
Ndërkohë Lihtenshtejni kushton rreth 5 milionë euro sipas “transfermarkt”, pra 3 herë më pak se Hysaj.
Por po të marrim për bazë klauzolën prej 50 milionë eurosh, atëherë mbrojtësi kushton sa 10-fishi i Lihtenshtejnit.