Site icon Telegrafi

Hysaj thyen rekord me Shqipërinë

Elseid Hysaj është lojtari më i ri ndonjëherë, që e ka bartur shiritin e kapitenit të Shqipërisë.

Në mungesë të Lorik Canës në formacionin startues ndaj Katarit, shiriti i kapitenit iu besua mbrojtësit të djathtë Elseid Hysaj.

Kështu, 22 vjeçari futet në histori si kapiteni me moshën më të re që prej vitit 1946, kur edhe Shqipëria ka nisur të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare.

Pas një vëzhgimi të “Panorama Sport”, rezulton se për herë të fundit ka qenë Loro Boriçi kapiteni me moshën më të vogël, por rekordi i mjeshtrit të madh të futbollit tashmë është thyer.

I ndjeri Boriçi ka mbajtur shiritin e kapitenit të Shqipërisë në moshën 24-vjeçare, pikërisht në vitin 1946, kur kuqezinjtë luajtën ndeshjen e parë në histori ndaj Malit të Zi në Shkodër.

Që prej atij viti dhe deri dje asnjë prej lojtarëve që ka pasur privilegjin të mbante shiritin e kapitenit të Shqipërisë nuk ka qenë më i vogël se 24 vjeç.

Exit mobile version