Telegrafi

Hysaj: Të mos e nënvlerësojmë San Marinon

(Foto: fshf.org)

Kapiteni i Shqipërisë Elseid Hysaj ishte në krah të trajnerit Edy Reja në konferencën e sotme (e martë) për shtyp para ndeshjes së të mërkurës në udhëtim kundër San Marinos, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, “Katar 2022”.

Mbrojtësi i krahut u shpreh se skuadra është gati për ndeshjen e të mërkurës mbërma dhe nuk lejohet nënvlerësimi.

“Jemi gati për këtë ndeshje. Kemi përballë një skuadër që qëndron në mbrojtje, kemi folur me trajnerin dhe do të luajmë për të gjetur sa më shumë hapësira”.

(Foto: fshf.org)

“Kemi një skuadër të fortë dhe në të ardhmen do te jemi akoma më të fortë. Duhet të jemi më të përqendruar se ndaj Anglisë”.

“Në letër duket një ndeshje e lehtë, por skuadrat që qëndrojnë mbrapa janë gjithmonë të sikletshëm”.

“Jemi në një grup ku do të luajmë shanset tona me të gjithë. Me përqendrim maksimal mund të bëjmë shumë mirë Me Anglinë luajtëm ndeshjen tonë, me pak fat dhe disa elementë në favor mund të kishim marrë një barazim”, ka deklaruar Hysaj.