Telegrafi

Hysaj do të largohet nga Napoli

Elseid Hysaj (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, nuk ka më vend në ekipin e Carlo Ancelottit.

Deri në sezonin e kaluar cilësohej si një prej mbrojtësve më të mirë në Serie A dhe për të interesoheshin shumë klube të mëdha si në Itali ashtu edhe jashtë, por në këtë sezon, ai ka pasur probleme të shumta.

Futbollisti shqiptar nuk preferohet më nga Ancelotti në formacionin bazë të napolitanëve dhe klubi ka vendosur ta vë në shitje, transmeton KP.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Elseid Hysaj

Gazzetta dello Sport shkruan se Hysaj nuk pranon të jetë rezervist dhe kërkon të shkojë në një ekip ku i garantohet se do të jetë titullar.

Interi dhe Roma janë dy ekipet e mëdha italiane që kanë shprehur interesim për shqiptarin, por çmimi prej 50 milionë eurosh që kërkonte sezonin e shkuar Aurelio De Laurentiis duket si i papërballueshëm për t’u paguar nga ana e tyre.

Ndonëse ende nuk dihet se ku do të luajë Hysaj sezonin tjetër, largimi i tij nga Napoli duket një gjë e sigurt.