Telegrafi

Hysaj pritet të nënshkruajë brenda disa ditëve

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj është ndër lojtarët më të mirë të Napolit.

Por djaloshi nga Shkodra ka një kontratë modeste dhe ka kërkuar rritje page nga skuadra e tij, për t’i qëndruar besnik.

Një gjë të tillë e ka shprehur disa herë edhe menaxheri i tij Giufredi, i cili ka thënë se nuk do të ngutën për klubin e ri pasi dëshirojnë vazhdimin me Napolin.

Ndërkohë gazeta italiane, ‘La Gazzetta Dello Sport’, ka shkruar se Napoli është pajtuar që të rinovojë kontratën me Hysajn deri në vitin 2021 dhe së bashku me shkodranin do të nënshkruajë edhe Lorenzo Insigne.

Me kontratën e re Hysaj do të përfitojë edhe rritje të pagës ndërsa atij do t’i vendoset edhe një klauzolë largimi.

Pas paraqitjeve fantastike në Serie A me Napolin dhe në Evropian me Shqipërinë, Hysaj ka qenë objektiv i skuadrave të mëdha si Arsenal, Barcelona apo Bayern Munich. /Telegrafi/