Site icon Telegrafi

Hysaj: Nuk krijuam raste në sulm

Elseid Hysaj (Foto: Screenshot/SuperSport)

Shqipëria zhgënjeu në përballjen ndaj Lituanisë (0-1) dhe nuk mund të bënte ndryshe as kapiteni Elseid Hysaj, i cili jo vetëm që bëri shumë pak për të ndihmuar skuadrën, por e la edhe me një lojtar më pak në minutat e fundit.

Në intervistën për Supersport, shkodrani pranoi se ndeshja u komplikua shumë pasi kundërshtarët ishin shumë agresivë dhe të fortë fizikisht.

“Gabuam në fazën e zhvillimit të sulmit, pasi nuk kemi krijuar asnjë rast shënimi. Edhe kundërshtari luajti mirë, por nuk krijoi shumë raste”.

Lexo po ashtu Shqipëria humb nga Lituania në shtëpi, ndeshje e dobët e kuqezinjve

“Një arbitër duhet të jetë me shumë eksperiencë për të kuptuar çfarë ndodh në fushë. Një nga kartonët mund të ishte i evitueshëm, por ne po merrnim shumë shqelma në pjesën e parë’.

“E dinim që ata luajnë shumë mirë me topin, por vuajtëm edhe në aspektin fizik, pasi shumë prej nesh nuk e kemi nisur kampionatin dhe na mungojnë minutat në këmbë”.

“Ata (të rinjtë), por edhe të tjerë bënë një ndeshje të mirë, por duhet kohë për t’u ambientuar dhe për t’u bërë pjesë e lojës”, ka deklaruar Hysaj pas ndeshjes.

Exit mobile version