Këtë fitore e meriton i gjithë populli dhe shpresoj të kualifikohemi në fazën e eliminimit direkt të ‘Euro 2016’ – ka thënë Elseid Hysaj, pas fitores ndaj Rumanisë.
“Loja ka qenë e mirë si në ndeshjet tjera, por atëherë nuk shënuam, kësaj radhe po”.
“Nëse kualifikohemi duhet të vazhdojmë të luajmë si grup, ashtu si kemi bërë deri më tani”, ka theksuar mbrojtësi i Napolit.
Ai ka thënë se nuk ka menduar se kush mund të jetë kundërshtari i radhës, në rast kualifikimi, duke theksuar se nuk ka rëndësi me kë do të përballet Shqipëria, me rëndësi të vazhdojë tutje. /Telegrafi/