Telegrafi

Hysaj: Nuk e kemi mentalitetin e Evropianit, gjyqtari na mohoi dy penalti

Edhe Elseid Hysaj është i mendimit se Shqipërisë i mungon agresiviteti i shfaqur në eliminatoret e Kampionatit Evropian.

“Duhet të kthehemi me mentalitetin që kishin në eliminatoret e Evropianit të Francës dhe gjatë tij. Ne kemi dhënë shpirtin në ato ndeshje”, ka deklaruar Hysaj, citon Top Channel.

Lexo po ashtu Mavraj: Të gjithë fajin e kemi ne lojtarët

I pyetur nëse skuadrës i mungon lideri pas largimit të Lorik Cinës, Hysaj nuk ka një përgjigje për këtë.

Sa i përket konkretisht ndeshjes miqësore ndaj Luksemburgut, ai është shprehur se fitorja mund të ishte arritur shumë lehtë nëse do të ishin shfrytëzuar rastet e shumta për shënim.

Ndërsa për të me faj është edhe arbitri që, sipas tij, ia ka mohuar dy penalti Shqipërisë.