Telegrafi

Hysaj në formacionin e talentëve të Euro 2016 (Foto)

Emri i Elseid Hysajt gjendet në mesin e talenteve që pritet të shkëlqejnë në evropianin France 2016.

E përditshmja spanjolle, Marca ka krijuar formacionin e talenteve, ku mbrojtësi i krahut të djathtë është i pa konkurrencë.

Paraqitjet e mira të Hysajt me Napolin si dhe me kombëtaren e Shqipërisë gjatë kualifikimeve për evropian, kanë bërë që shumë nga skuadrat më të mëdha evropiane të interesohen për shërbimet e shqiptarit, transmeton Telegrafi.

Mesin e ekipeve që lakohet emri i Hysajt është edhe Atletico Madrid, e cila ka ofruar 23 milionë euro për mbrojtësin shqiptar.

Shqipëria ka siguruar një biletë për kampionatin evropian dhe gjendet në Grupin A, sëbashku me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën. /Telegrafi/