Site icon Telegrafi

Hysaj mungon ndaj Luksemburgut

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një lajm të keq para sfidës miqësore që do ta zhvillojë nesër ndaj Luksemburgut.

Përpos humbjes që pësuan ndaj Austrisë, Shqipëria ka marrë edhe një lajm aspak të mirë, pasi mbrojtësi Elseid Hysaj ka pësuar një lëndim.

Shkodrani u lëndua në minutat e fundit të ndeshjes, ndërsa De Biasi nuk do të rrezikojë për ta aktivizuar atë.

Gjithsesi nuk është ndonjë lëndim i rëndë i lojtarit, përpos që do ta humbë ndeshjen e dytë miqësore.

Pozitën e tij në krahun e djathtë pritet ta zë njëri mes Berat Gjimshitit dhe Federik Veselit. /Telegrafi/

Exit mobile version