Telegrafi

Hysaj: Mund ta mposhtim Francën

Kapiteni i Shqipërisë, Elseid Hysaj, ka folur para ndeshjes me Francën, që zhvillohet të shtunën në mbrëmje.

Hysaj nuk e përjashton mundësinë që Shqipëria të bëjë surprizën e madhe në “Stade de France”.

“Ne duam rezultat pozitiv, nuk vijmë këtu për të humbur. Franca është Francë, por jam i sigurt që me këtë grup dhe me këtë trajner (Edy Reja) ne do të tregojmë vlerat tona”.

“Ne shkojmë me idenë për të marrë pikë, një ose tre, me lojë të mirë dhe duke fituar terren. Sigurisht që do të përballemi me një ekip më të fortë, por Shqipëria mund të fitojë”.

Hysaj ishte i pranishëm në finalet e Euro 2016, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, dhe mbrojtësi i Napolit synon ta rijetojë atë epokë. /ss/