Superylli i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, u shpreh i zhgënjyer nga disfata ndaj Turqisë.
Hysaj ka kërkuar që ekipi të shikojë nga anët pozitive, pasi që pati kontrollin në këtë ndeshje.
“Duhet t’i shohim gjërat më me pozitivitet, pasi patëm lojën nën kontroll tërë kohës dhe u ndëshkuam për një gabim tonin. Natyrisht që duhet të bëjmë më shumë, por duke u nisur nga ky takim i sotëm, të shohim përpara”.
“Ne kemi shkuar shpesh në sulm, por atje duhet të gjejmë zgjidhje dhe të shënojmë. Nuk mund të shkosh shpesh në sulm dhe të mos konkretizosh aksionet, pasi kjo ndikon edhe në shpenzimin e energjive”.
“E pranuam që golin e parë e morëm për fajin tonë dhe natyrisht që kemi punë për të bërë edhe mbrapa”.
“Duhet t’u kemi të gjithëve në krah, për të parë përpara, sepse eliminatoret sapo kanë filluar dhe pas 3 ditësh kemi ndeshjen me Andorrën ku duhet të fitojmë patjetër”, deklaroi Hysaj .