Edy Reja e ka nisur me humbje aventurën si trajner i Shqipërisë. Në ndeshjen e tretë kualifikuese për ‘Euro 2020’, Kuqezinjtë humbën 1-0 në udhëtim te Islanda.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, mendon se Shqipërisë iu mohua një penallti në humbjen 1-0 nga Islanda.
“Kishim raste, i shfrytëzuam disa, por nuk kishim fat. Mendoj se një ndër tri rastet ishte penallti çka do të thotë se nëse nuk i shfrytëzojmë rastet dhe nuk na japin penallti, atëherë e humbim ndeshjen”, ka thënë ai.
“Ishte një gabim i joni dhe duhet të reagojmë që të mos lejojmë që këto raste të vogla të mos shënojnë kundërshtarët gol. Loja ishte shumë e bukur, shpresoj të vazhdojmë kështu”.
Pas tri ndeshjeve në Grupin H të kualifikimeve për ‘Euro 2020’, Shqipëria renditet në pozitën e tretë me një fitore dhe dy humbje.