Një detaj tepër interesant na shpëtoi të gjithëve në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Marokut.
Elseid Hysaj, djaloshi shkodran i sapo bërë baba, u fut në fushën e lojës së bashku me të birin në krah para fillimit të ndeshjes.
Ishte një rikthim i Elsit në stadium e qytetit të tij të lindjes, stadiumin që kishte ëndërruar gjithnjë të luante si profesionist.
Ai shfrytëzoi këtë rast për të prezantuar edhe të birin e tij para popullit shkodran pasi Hysaj është idhulli i ri i shkodranëve.
Vërtet një gjest i vecantë të cilën e kemi parë tepër rrallë.