Site icon Telegrafi

Hysaj: Franca na mposhti me dy goditje, treguam që mund të luftojmë me të gjithë

Dy raste dhe dy gola, për Elseid Hysajn ishin ato dy episode të pjesës së parë që ndëshkuan kuqezinjtë.

Kapiteni i kombëtares shqiptare e analizoi kështu në mikrofonin e Supersport sfidën e humbur në Air Albania Stadium.

“Po të rezistonim dhe pak, do bënim më mirë si në pjesën e dytë. Ato dy raste, ndikuan në humbjen e ekipit”.

“Besoj se jemi një ekip i mirë dhe po rritemi. Treguam që jemi një ekip që mund të luftojmë me të gjithë, që të sistemojmë problemet e fillimit”.

“Franca nuk na trembi, por është kënaqësi të luash ndaj këtyre çunave me famë botërore”, ka thënë Hysaj.

Exit mobile version