Site icon Telegrafi

Hysaj: E mbajta mirë Sterlingun – por nuk i shfrytëzuam rastet

Elseid Hysaj është deklaruar pas humbjes 2-0 të Shqipërisë ndaj Anglisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Mbrojtësi shqiptar dhuroi një paraqitje fantastike, mirëpo kuqezinjtë ishin të pafat në Air Albania.

Hysaj ka thënë pas ndeshjes se ata kanë pritur një ndeshje të vështirë dhe se duhej të shfrytëzonin rastin që kishin.

“E kemi pritur që të vegjël, ndeshjen me Anglinë dhe me lojtarë të tillë. Disa gjëra u realizuan”, ka thënë mbrojtësi shqiptar pas ndeshjes.

“Lojtarët duhet të kërkonin më shumë topin, emocionet ishin aty, pasi Anglia është ekip i madh, por duhet të paraqiteshim më mirë në fushë”.

“Duelet janë të bukura me të tillë kundërshtarë, janë kundërshtarë të mirë. Me Sterlingun kam luajtur kundër, edhe te Napoli dhe ia dola të mbaj mirë mendoj”.

“Duhet të shfrytëzonim rastet që kishim, nëse Anglisë nuk ia shënon në rastet që ke, e pëson”, ka shtuar Hysaj. /Telegrafi/

Exit mobile version