Telegrafi

Hysaj drejt transferimit te Juventusi, Sarri kërkon bashkimin me mbrojtësin shqiptar

Elseid Hysaj (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Elseid Hysaj ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.

Mbrojtësi shqiptar do të largohet përfundimisht nga Napoli, pasi klubi italian e ka blerë Di Lorenzon për pozitën e tij.

Edhe agjenti i lojtarit Mario Giufredi ka deklaruar se shkodrani po kërkon një aventurë të re larg Napolit.

Roma është skuadra më e interesuar deri më tani për Hysaj, me Giallorosët që janë gati të shpenzojnë rreth 20 milionë euro.

Por së fundmi garës i është bashkuar edhe kampioni i Italisë, Juventus.

Trajneri Maurizio Sarri i ka dhënë dritën e gjelbër drejtuesve për ta finalizuar transferimin e Hysajt.

Sarri dhe Hysaj kanë qenë së bashku fillimisht te Empoli pastaj edhe te Napoli.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis është gati ta shes lojtarin shqiptar, por dëshiron që nga ai të fitojë rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/