Kombëtarja e Shqipërisë humbi nga Izraeli me rezultat 2-0 në Ligën e Kombeve.
Pas kësaj humbje kalimi i grupit është shumë i vështirë, por matematikisht ende i mundur.
Ndeshja e ardhshme e Shqipërisë është kundër Skocisë, por me shumë mungesa.
Për shkak të kartonëve do të mungojnë Elseid Hysaj dhe Migjen Bashës, të cilët me Izraelin u ndëshkuan me karton të verdhë.
Me këto mungesa dhe duke ditur kualitetet e skocezëve, kuqezinjtë do ta kenë shumë vështirë rezultatin pozitiv, por shpresojmë fitorja të ndodhë.
Aktualisht Kombëtarja e shqiptarëve në Grupin 1, Liga C, renditet në vendin e tretë me tre pikë, aq se Skocia në pozitën e dytë.
Në vendin e parë është Izraeli me gjashtë pikë. /Telegrafi/