Site icon Telegrafi

Hysaj: Çdo lojtar në Kombëtare e do shiritin e kapitenit

Elseid Hysaj e dëshiron shiritin e kapitenit te Kombëtarja e Shqipërisë.

Trajneri i ri i Kombëtares, Christian Panucci ka vendosur një rregull se lojtari me më shumë paraqitje do të jetë kapiten.

Për këtë është i vetëdijshëm Elseid Hysaj, i cili ka thënë se çdo futbollist në Kombëtare e do shiritin e kapitenit.

“Çdo lojtar në Kombëtare e do shiritin e kapitenit. Është një vlerësim i madh”.

“Por për mua mjafton të luaj gjithmonë dhe të bëjë punen time. Nëse një ditë vije koha për ta marrë atë shirit do të isha i kënaqur”, ka thënë mbrojtësi shkodran.

Dyshja napolitane gjatë një dueli në ndeshjen Itali – Shqipëri

Debutimin me Kombëtaren A, Elseidi e bëri pikërisht në ndeshje ndaj Norvegjisë në udhëtim.

“Ishte një emocion i madh për mua kur bëra debutimin me fanellën e Kombëtares ndaj Norvegjisë. Tani po luaj çdo herë dhe jam i lumtur”.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Norvegjia është një Kombëtare e fortë dhe është një provë mjaftë e mirë”.

“Nuk do të jetë fare lehtë pasi e pamë të gjithë se çfarë paraqitjen patën në ndeshje miqësore”, ka përfunduar Hysaj. /Telegrafi/

Exit mobile version