Telegrafi

Hysaj: Besuam te njëri-tjetër, vrapuam shumë

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj ishte një ndër më të dalluarit e sfidës së sotme, duke qenë dhe protagonist te goli i Memushajt.

Në deklaratë e dhënë pas ndeshjes, Hysaj ia dedikoi fitoren të gjithë skeptikëve që nuk besuan tek suksesi i skuadrës.

“Momentet e mira dhe asisisti te goli i tretë? Jam i kënaqur që mund t’i shërbej shokëve edhe për të shënuar gola. Shpresoj të ecim sa më përpara, merita ishte e të gjithë çunave pa përjashtim. Kemi vrapuar shumë dhe jemi kthyer në atë skuadrën e fortë që kemi qenë më përpara”.

“Pritshmëria nga tifozët? Optimizmi ishte vetëm te grupi jonë, besimi mes stafit mes lojtarëve. Gjithë ana e jashtme s’ka besuar te kjo fitore, ja që ndodhi dhe do ia dedikojmë të gjithëve”.

“Ndryshimi në sfidën e sotme? Sot ndryshoi përqendrimi i lojtarëve si dhe besimi për të ndihmuar njëri-tjetrin, vrapuam më shumë dhe bëmë ato gjëra që na kishte këshilluar trajneri”, ka thënë Hysaj. /PanoramaSport/