Skuadra e Gjilanit ka vazhduar me përforcime para fillimit të garave.
Pasi iu larguan shumica e lojtarëve titullar, gjilanasit ia kanë mësyrë tregut të Shqipërisë.
Kësisoj gjilanasit kanë bërë edhe një transferim të radhës.
Transferimi i radhës i bardh e kuqve është sulmuesi shqiptar Vilfor Hysa.
Hysa së fundmi ishte pjesë e kampionatit të Maltës, tek skuadra e Lija Athletic.
Ndërkohë gjatë karrierës së tij, Hysa ka luajtur edhe për skuadra të njohura në Shqipëri si Kukësi, Tirana, Flamurtari, Vllaznia e Shkodrës, Teuta e Durrësit, Kamza dhe Kastrioti.
28-vjeçari me Tiranën dhe Kukësin ka pasur paraqitje edhe në garat ndërkombëtare.
Ai ishte edhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë deri në moshën 21 vjeçare. /Telegrafi/