Telegrafi

Hyrjet spektakolare të Joshuas dhe Ruizit drejt ringut

Foto: Screenshoot DAZN

Anthony Joshua dhe Andy Ruiz kanë hyrë tashmë në ring për meçin e titujve të peshave të rënda.

Joshua dhe Ruiz u rrahën në qershor në takimin e tyre të parë për titujt e peshave të rënda në kategoritë: WBO, WBA, IBF dhe IBO.

Ky meç u mbyll befasisht me fitoren e boksierit meksikano-amerikan, i cili arriti t’ia shkaktojë humbjen e parë britanikut.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth meçit Joshua-Ruiz

Megjithatë, në kontratën e dy boksierëve ishte caktuar edhe revanshi dhe sot (e shtunë) do të zhvillohet ky meç në Diriyah Arena të Arabisë Saudite.

Pas disa përballjeve të zhvilluara, tashmë ka ardhur koha që Joshua dhe Ruiz të rrehen mes vete në meçin e shumëpritur.

Joshua dhe Ruiz tashmë kanë hyrë në ring në mënyrë spektakolare dhe super-meçi pritet të fillojë shumë shpejt.

/Telegrafi/