Një person është arrestuar pasi në mënyrë të paautorizuar përmes internetit, i është qasur sistemeve kompjuterike të ankuesit dhe ka penguar në vazhdimësi funksionimin normal të infrastrukturës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 19:00, në Pejë.
“Gjatë kontrollit në një lokacion në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 5 Llap-top, 1 Tablet, 1 Modem, 1 Micto Tick, 1 celular dhe 1 kartë resiveri”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/