Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) bashkë me disa organizata tjera feministë, kanë realizuar sot një aksion te objekti i Këshillit Gjyqësor.
Ky aksion ishte shprehje e pakënaqësisë ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Gjilanit e cila shfajësojë pesë burra të akuzuar për përdhunimin e 19-vjeçares në 2012-tën.
“Seksistat s’e kanë vendin në Gjykatë”, “Aktgjykim seksist”, “Bredhje me meshkuj”, “Hypja në taksi nuk është leje për dhunim”, janë disa pankarta që u vendosen në dyer dhe muret e objektit të Këshillit Gjyqësor.
Leonida Molliqaj nga organizata QIKA në një konferencë për medie tha se aktgjykimi është i papranueshëm meqë e legjitimon dhunuesin dhe e fajëson viktimën.
“Ky aktgjykim është i papranueshëm për neve sepse legjitimon dhunuesin dhe fajëson viktimën”, tha Molliqaj.
Po ashtu këto të fundit kërkojnë nga KGJK-ja që të merren masa kundrejt gjykatësve të rastit. /Telegrafi/