Policia e Kosovës për rajonin e Pejës se më 3 prill, stacioni policor në Istog është informuar nga ankuesi se persona të panjohur kanë hyrë nga kulmi i shtëpisë së tij dhe sipas viktimës i janë vjedhur para në shumën prej 3,400 euro dhe 1,200 franga zvicerane.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të Stacionit Policor në Istog, të cilët kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes.
Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor në Istog, më datë 27.04.2023 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari.
Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё. /Telegrafi/