Tre shtetas të Çekisë janë arrestuar të martën, pasi të njëjtit kanë hyrë ilegalisht në Kosovë.
Policia e Kosovës bën të ditur se tre të dyshuar meshkuj, shtetas të Çekisë, janë arrestuar të martën në Leposaviq pasi që dyshohet se me veturë kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Republikën e Kosovës.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë deportuar nga Kosova përmes Pikëkalimit Kufitar në Bërnjak, njofton Policia, transmeton Telegrafi.
Edhe një shtetas i Serbisë të martën është shoqëruar në stacionin policor në Zubin Potok, pasi që dyshohet se me veturë kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Republikën e Kosovës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/