Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Jahmir Hyka i ka dhënë fund aventurës së tij me Luzernin.
Tiranasi është edhe zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës amerikane, San Jose Earthquakes.
Pas gjashtë viteve të kaluara në Luzern, shqiptari është larguar në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij.
San Jose i ka paguar një pjesë të parave Luzernit por kjo shumë nuk është bërë publike.
Hyka ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me skuadrën nga MLS.
28-vjeçari në Evropë ka luajtur edhe me skuadra të njohura si Olympiakos dhe Mainz. /Telegrafi/