Telegrafi

Hyka shënon golin e parë në MLS (Video)

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Jahmir Hyka ka arritur të shënoi golin e parë në MLS.

Pasi u transferua tek skuadra San Jose muaj më parë, tiranasi ka filluar me plot sukses aventurën e tij amerikane.

Në ndeshjen e mbrëmshme mes San Joses dhe Dallas, Hyka ishte hero për skuadrën e tij në fund të ndeshjes.

Anëtari i Shqipërisë shënoi një gol të bukur në fund të ndeshjes për ta barazuar rezultatin në 1-1, pasi më parë mysafirët kishin kaluar në epërsi.

Ky ishte goli i parë i Hykës në MLS pas transferimit në San Jose nga skuadra zvicerane Luzern.

Pas këtij barazimi, San Jose ka grumbulluar tetë pikë në Konferencën e Perëndimit duke zënë pozitën e pestë në tabelë. /Telegrafi/