Site icon Telegrafi

Husqvarna së shpejti me seri të re të koncepteve 401

Sipas njoftimeve të fundit, konceptet 401 Vitpilen dhe 401 Svartpilen të kompanisë suedeze Husqvarna do të jenë shembuj për serinë e re.

Konceptet e Husqvarnas, 401 Vitpilen dhe 401 Svartpilen, të bazuara në modelet e KTM-së, Duke 390 dhe RC390, do të kthehen në një seri të re të mjeteve me dy rrota, ndërsa këtë informatë e ka konfirmuar edhe vet Reinhold Zens, një nga krerët e kompanisë Husqvarna

Prodhimi i serisë së re pritet të fillojë gjatë vitit 2016 dhe në treg pritet të dalin si modele për sezonin e vitit 2017.

Modelet moderne Cafe Racer dhe Scrambler nga punëtoria e Husqvarnas ndoshta nga pamja nuk do të jenë të njëjtë ashtu siç i kanë paralajmëruar, por do të jenë me të njëjtin stil. /Koha/

Exit mobile version