Site icon Telegrafi

Huqja e Putinit gjatë intervistës që nuk iu shpëtoi medieve të huaja, bëri një pretendim të rremë për babanë e Zelenskyt

Presidenti rus Vladimir Putin bëri një huqje të madhe gjatë intervistës me gazetarin amerikan Tucker Carlson, njëherë intervista e tij e parë me një gazetar perëndimor qëkur nisi pushtimin e Ukrainës.

Gjatë intervistës, Putin tha se babai i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky kishte luftuar në Luftën e Dytë Botërore, por që në fakt kjo nuk është e vërtetë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Putin zbulon bisedën sekrete që kishte pasur me Klintonin për NATO-n

Ai u përgjigj pyetjes së gazetarit kur u pyet nëse Zelensky e ka lirinë negociojë zgjidhjen e konfliktit.

“I kam thënë (Zelenskyt) ‘Volodyja, çfarë po bën pse po mbështet neo-nazizmin në Ukrainë sot, kur babai yt ka luftuar në Luftën e Dytë Botërore’”, deklaroi Putini.

Lexo po ashtu Gjesti i Putinit në intervistë u shikua nga miliona njerëz, çfarë thotë eksperti i gjuhës së trupit për veprimin e tij

Pretendimet e Putinit që babai i Zelenskyt ka luftuar në Luftën e Ftohtë nuk janë të vërteta, kjo pasi babai i presidentit ukrainas Oleksandr Zelensky u lind në vitin 1947.

Ndryshe, Putin në këtë intervistë ka folur për një mori çështjes, përfshirë edhe luftën në Ukrainë derisa pushtimin e arsyetoi me disa leksione historie.

Lexo po ashtu Çfarë tha Putini për ish-Jugosllavinë dhe bombardimin e Beogradit në luftën e Kosovës?

Presidenti rus Vladimir Putin gjithashtu foli edhe për raportet e Rusisë me SHBA-në, duke pretenduar se shteti rus kishte tentuar t’i normalizonte atë, madje kujtoi një bisedë me ish-presidentin amerikan, Bill Klinton që Rusia t’i bashkohej aleancës ushtarake NATO. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version