Ministria për Punë të Jashtme (MPJ) njofton se e ka thirrur ambasadorin hungarez, Laslo Duks, në lidhje me çështjen “Nikolla Gruevski”.
Qëllimi i takimit ka qenë dorëzimi i një note proteste të Maqedonisë drejtuar shtetit të Hungarisë, në lidhje me kërkesën e azilit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i dënuar me dy vite burg, në lëndën “Tanku”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, shpresohet se Hungaria do të veprojë në frymën e marrëdhënieve të mira dypalëshe dhe vlerave evropiane e parimeve që lidhen me sundimin e ligjit.
Në këtë kontekst, pritet që Hungaria të hedh poshtë kërkesën për azil të Nikolla Gruevskit, njiherit dorëzimin e tij te organet e Maqedonisë./Telegrafi/