Site icon Telegrafi

Hungaria shtyn votimin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Hungaria ka shtyrë edhe më tej një votim për ratifikimin për pranim të Suedisë dhe Finlandës në NATO, sipas një plani të përditësuar të publikuar në faqen e tyre të internetit të qeverisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vonesa tani e shtyn votimin me më shumë se dy javë për në seancën parlamentare që fillon më 20 mars.

Hungaria mbetet i vetmi vend anëtar i NATO-s, përveç Turqisë, që nuk ka miratuar ende ofertat e dy vendeve nordike për t’u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore.

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë se ai është në favor të anëtarësimit të dy vendeve në NATO, por pretendon se qeveritë në Stokholm dhe Helsinki kanë “përhapur gënjeshtra flagrante” për Hungarinë, të cilat kanë ngritur pyetje në mesin e ligjvënësve në partinë e tij nëse do të miratojnë aplikimet e tyre.

“Nuk është e drejtë që ata të na kërkojnë t’i marrim në ‘bord’ ndërsa po përhapin gënjeshtra të hapura për Hungarinë, për sundimin e ligjit në Hungari, për demokracinë tonë dhe për jetën këtu”, citohet të ketë thënë Orban në një intervistë të fundit në radio.

Ndryshe, NATO kërkon miratimin unanim nga anëtarët e saj ekzistues për të pranuar anëtarë të rinj.

Dhe Turqia e Hungaria janë të vetmet kombe në aleancën ushtarake prej 30 anëtarësh që nuk e kanë miratuar zyrtarisht pranimin e Suedisë dhe Finlandës. /Telegrafi/

Exit mobile version