Telegrafi

Hungaria: Parlamenti Evropian nuk ka asnjë lidhje me ekstradimin e Gruevskit

Rezoluta e Parlamentit Evropian me të cilën kërkohet që Hungaria të ekstradoj ish kryeministrin Nikolla Gruevski, nuk ka asnjë vlerë, ka thënë Sekretari Shtetëror për komunikim ndërkombëtar në kabinetin e Orbanit, Zolltan Kovaç.

“Procedura për azil politik të Gruevskit nuk është punë politike por juridike. Parlamenti Evropian nuk ka asnjë lidhje me ekstradimin e Gruevskit dhe ajo çfarë bënë është futja e hundës në punë që nuk i takojnë”.

Lexo po ashtu Parlamenti Evropian voton “pro” ekstradimit të Gruevskit nga Hungaria

“Besoj se shumica e deputetëve votuan për rezolutën, edhe pse nuk kanë asnjë lidhje me rastin Gruevski. Mëkati më i madh i Gruevskit është se ndërtoi rrethore dhe u vendos në mbrojtje të Evropës nga terrorizmi dhe migrimi”, ka thënë Kovaç.

Ndryshe, dje eurodeputetët me shumicë votash miratuan dy amendamente përmes së cilave kërkojnë që Hungaria ta ekstradojë Nikolla Gruevskin në Maqedoni.