Site icon Telegrafi

Hungaria: Gruevski nuk mund të ekstradohet, ai mund të aplikojë për dokumente udhëtimi

Qeveria e Hungarisë e përjashton mundësinë për ekstradimin e ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski.

Ministri hungarez i Drejtësisë Lasllo Troçani, për televizionin hungarez “Eho” tha se pasi Gruevski ka marrë azil në Hungari, nuk mund të dërgohet në vend në të cilin sipas tij, është në përndjekje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se Nikolla Gruevski mund të aplikojë për dokumente udhëtimi si emigrant dhe më pas ta lëshojë Hungarinë.

Ministri Troçani tha se nuk e ka lexuar shpjegimin për azil të Gruevskit dhe nuk u shpreh i habitur që i është pranuar kërkesa për azil, pasi siç tha, “nëse në ish-kryeministër shkon në burg, ajo është situatë e rëndë”.

Ministria e Drejtësisë në Maqedoni dje njoftoi se tek autoritetet hungareze ka dorëzuar kërkesën për ekstradimin e Nikolla Gruevskit./Telegrafi/

Exit mobile version