Site icon Telegrafi

Hungaria i dhuron Kosovës rroba e maska mbrojtëse ndaj COVID-19

Rroba dhe maska mbrojtëse ndaj COVID-19 ka pranuar Ministria e Shëndetësisë si donacion nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë.

Donacioni e Ambasadës së Hungarisë në Kosovë e ka pranuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Zemaj ka falënderuar ambasadorin Bencze për këtë donacion të cilin e ka quajtur të nevojshëm në këtë kohë pandemie.

“Kosova pranon ndihmat nga shteti mik në luftën kundër COVID-19. Sot ka arritur donacioni i radhës nga ambasadori i Hungarisë, z. Jozsef Bencze, maska dhe rroba mbrojtëse. Hungaria gjatë pandemisë ka sjell ndihma të vazhdueshme për Kosovën dhe jemi shumë falënderues.

Shtetet mike, janë vlera e Republikës së Kosovës, ndihma në kohë të vështirë, miqësia dhe besimi ndërshtetëror e forcojnë këtë vlerë!”, ka shkruar Zemaj. /Telegrafi/

Exit mobile version