Mbrojtësi i Bayern Munichut , Mats Hummels, është gati të largohet nga klubi gjerman gjatë kësaj vere.
Hummels po përballet me thashethemet e largimit nga Bayerni, pasi drejtuesit e klubit po kërkojnë të rishikojnë skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm.
Sipas mediave spanjolle, veterani gjermani i është ofruar Real Madridit në ditët e fundit.
Presidenti i Realit, Florentino Perez dhe trajneri Zinedine Zidane po diskutojnë këtë propozim, me Hummelsin që shihet si një zëvendësim potencial për francezin Raphael Varane, i cili pritet të largohet nga Bernabeu.
Hummels, 30 vjeç, gjithashtu mbeti jashtë kombëtares pasi trajneri i Gjermanisë, Joachim Loë, i tha muajin e kaluar se ai nuk do të konsiderohet më për përzgjedhje. /Telegrafi/