Site icon Telegrafi

“I humbur është vetëm ai që nuk provon”, Albani tregon se si arriti të ‘godasë në shenjën e tij’ dhe ta largojë atë në “Estetika me Krenarin”

Foto: Ass.Msc. Krenar Dobroshi/YouTube

Dokumentari estetik “Estetika me Krenarin” ka sjell të dielën e kaluar episodin e tretë me radhë.

“Goditja në shenjë” është titulluar ky episod, i cili ka sjell ndryshimin e Albanit.

Albani i cili është një ekspert marketingu, ka pasur problem me një shenjë në fytyrë që nga lindja.

Foto: Ass.Msc. Krenar Dobroshi/YouTube

Pas trajtimit në klinikën “Esthetica”, ai ka arritur në rezultatin e shumëdëshiruar për zbehjen e shenjës në fytyrë, që me vite ka qenë më se e dukshme.

Në fund të dokumentarit, Albani ka bërë një narrativë mjaft emocionuese, duke shtjelluar idenë se si vendosi t’ia besojë ndryshmin programit “Estetika me Krenarin”.

“Të qëllosh në shenjë është lehtë për t’u provuar, por vështirë për t’u arritur. Pas brengës që vajza ime shfaqi për shenjën që kisha fillova të hulumtoj mënyra se si ta heqë atë. Por kisha një dozë të dyshimit se mund të kisha sukses, në njërën anë doja që vajzës t’ia hiqja merakun, por në anën tjetër brengosesha në kohën e humbur dhe mundin e shkuar kot. Pas disa hamendjeve vendosa të provoj, ‘i humbur është vetëm ai që nuk vepron’ mendova, dhe ja që doli që kisha të drejtë, sepse zakonisht kur provon edhe nëse nuk ia arrin vet, del dikush që qëllon në shenjë për ty, e bashkë me shenjën, ta heqë edhe brengën”, thotë Albani në fund të dokumentarit.

“Estetika me Krenarin” vjen për shikuesit çdo të diel në ora 15:00 në RTV Dukagjini. /Telegrafi/

Exit mobile version