Cristiano Ronaldo e pati shansin që të kalonte Portugaliën në epërsi përballë Sllovenisë në vazhdime.
Ndeshja ende është pa gol, ndërsa ylli i Al Nassr nuk arriti të shënonte nga 11 metra.
Diogo Jota e fitoi penalltinë në minutën e 105-të, ndërsa Ronaldo dështoi ta mposhte Jan Oblakun.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë shpërtheu në lot, në momentin që humbi penalltinë. /Telegrafi/