Bënte xhiro duke treguar aftësitë e tij në motoçikletë, derisa regjistrohej në kamerë.
Motoçiklisti me xhaketë të verdhë po mundohej të tregonte më të mirën, kur humbi kontrollin.
Ekipi i mjekëve kujdestarë që ndodheshin afër, kanë shkuar menjëherë tek i lënduari, transmeton Telegrafi.
Pamjet e regjistruara në Hungari, që mund të shihen në videon poshtë, janë mjaftë shqetësuese.
Mësohet se djaloshi që ka shqyer shuplakën në dorëzën për frenim, është duke u trajtuar në spital dhe se është jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/