Policia ka dhënë detaje për aksidentin me fatalitet që ka ndodhur ditën e premte në fshatin Poqestë të Pejës.
Në njoftimin e bërë nga policia thuhet se dyshohet se deri te aksidenti me fatalitet ka ardhur pasi viktima kishte goditur shtyllën elektrike.
“Drejtuesi (i dyshuari) kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vet-aksidentin duke humbur kontrollin mbi veturë dhe fillimisht ka goditur një shtyllë betoni (elektrike) dhe ka përfunduar jashtë rrugës në disa shkurre. Si pasojë, drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda-vdekjeprurëse dhe pasi është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente./Telegrafi/