Site icon Telegrafi

Humbi kontrollin mbi timonin, katër adoleshentët britanikë përplasen në ndërtesë – e ëma e njërës prej tyre falënderon policinë për reagimin  

Policia britanike ka publikuar pamjet e një aksidenti të frikshëm në Durham në gusht të vitit 2021.

Nga kjo përplasje katër pasagjerë adoleshentë mbetën të lënduar rëndë, kur 20-vjeçari Harry Carter u përplas me mjet në një ndërtesë në Low Spenneymoor, transmeton Telegrafi.

Që të pesë personat pësuan lëndime serioze, ndërsa policia me të dalë në vendin e ngjarjes u dha ndihmën e parë derisa arriti autoambulanca.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin momentin kur shoferi humb kontrollin mbi mjetin dhe bën një kthesë të fortë, duke shkatërruar rrethojën e metaltë dhe më pas u përplas në ndërtesë.

Tani, Linda Hunter, vajza e të cilës pësoi lëndime të rënda në këmbë, ka uruar policët për reagimin e tyre që ajo beson se i ndihmoi të bijës të shpëtojë më lëndime më të lehta sesa që ka mundur të përfundojë – pavarësisht që kanë kaluar dy vite dhe ajo po vazhdon të shërohet.

“Nuk po mundem mjaftueshëm të falënderojë policinë për atë se çfarë kanë bërë”, tha Hunter e cila vizitoi policët gjatë një pauze në stacionin e policisë në Spennymoor. /Telegrafi/

Exit mobile version