Sulmi rus me raketa mbi një bllok të ndërtesave kolektive në Dnipro, bëri që 23 civilë ukrainas të humbin jetën.
E ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke punuar pa ndërprerë, për të shpëtuar personat që kanë ngecur nën rrënoja, transmeton Telegrafi.
Kjo nuk është hera e parë që ushtria e Vladimir Putinit përdor artilerinë dhe aeroplanët luftarakë, për të bombarduar blloqet e ndërtesave kolektive me civilë.
Kievi tashmë ka zbuluar edhe identitetin e personit përgjegjës për sulmin me raketa mbi ndërtesën kolektive në Dinpro.
Bëhet fjalë për kriminelin e luftës, kolonelin rus Oleg Timoshin, komandant i regjimentit të 52-të Shaikovka.
Ai edhe më herët ishte akuzuar nga kundërzbulimi ukrainas, për vrasjen e civilëve në qytete të ndryshme të Ukrainës. /Telegrafi/
The war criminal who is directly responsible for the missile strike on the apartment building in #Dnipro is the commander of the 52nd Guards Heavy Bomber Aviation Regiment (Shaikovka), Colonel Oleg Timoshin. pic.twitter.com/J7OHGqVqhP
— NEXTA (@nexta_tv) January 15, 2023