Një person ka humbur jetën në Orllan të Podujevës, pasi ishte rrokullisur me traktor dhe kishte marrë lëndime të rënda.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 18:00, ndërsa vdekjen e tij e kanë konfirmuar ekipi mjekësor i emergjencës në Podujevë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Sot, më 22.07.2020 rreth orës 18:00, policia është njoftuar për një aksident (vet-aksident) trafiku në fshatin Orllan të Podujevës. Dyshohet se një traktor është rrokullisur dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda një personi mashkull. I njëjti është dërguar në emergjencën e Podujevës, aty ekipi mjekësor ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Njësitë policore janë duke e trajtuar rastin”, tha Krasniqi. /Telegrafi/