Telegrafi

Humb jetën motoçiklisti në Pejë, pas një aksidenti me një furgon 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka ndodhur një aksident trafiku në Pejë ndërmjet një kombi dhe motoçiklete ku si pasojë vozitësi i motoçikletës ka humbur jetën.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Ju informojmë se sot më datën 12 nёntor 2022, rreth orës 11:00, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Beteja e Loxhёs’ nё Pejё. Në këtë aksident ishin tё përfshira njё automjet transportues –kombi dhe njё motoçikletё. Si pasojё e aksidentit vozitёsi i motoçikletёs ёshtё lёnduar rёndё dhe i njëjti ёshtё dërguar në spitalin rajonal në Pejё, por sipas ekipit mjekёsor viktima nё spital ka arritur pa shenja jete”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/