Telegrafi

Hull City do t’i paguajë Interit 12 milionë euro për Ranocchian

Interi raportohet se do të arkëtojë 12 milionë euro nga Hull City për shërbimet e Andrea Ranocchias.

Huazimi i Rannocchias te Hull City ishte shumë i suksesshëm.

Nerazzurët kanë njoftuar skuadrën angleze se mund ta mbajnë lojtarin për 12 milionë euro.

Hull City dëshiron ta bëjë këtë transfer permanent dhe do të paguajë shumën e kërkuar nga Nerazzurët.

Ky është lajm i mirë për Interin që tash mund t’i investojë këto të holla në afatin kalimtar. /Telegrafi/