Është regjistruar një ngjarje bizare, ku shihet një huligan që kërcen sipër veturës së Policisë.
Burri i panjohur, teksa përdorë fjalë të ndyta, e qëllon veturën që ndodhet e parkuar në Kent të Londrës.
Pasi nxori pasqyrën anësore, ai ka thyer edhe xhamat për të marrë nga vetura disa nga gjërat e nevojshme që nevojiten në komunikacion, transmeton Telegrafi.
Policia në vend e ka lansuar këtë video, duke kërkuar ndihmë nga të gjithë që të identifikohet ky huligan. /Telegrafi/