Telegrafi

Huliganët shtyjnë veturën poshtë shkallëve të stacionit të trenit (Video)

Në Bruksel të Belgjikës, një grup adoleshentësh e kanë shtyrë një veturë poshtë shkallëve që dërgojnë për në stacionin e trenit.

Në videon e shkurtër shihet vetura duke u përplasur mureve, teksa bie poshtë shkallëve.

Pasi kalon shkallët, vetura përfundon në platformë, shumë afër binarëve të trenit, transmeton Telegrafi.

Nuk bëhet e ditur se kujt i përket vetura apo kush janë të rinjtë që e kryen këtë huliganizëm.

Për fat të mirë, askush nuk është lënduar nga vetura që është shtyrë poshtë shkallëve. /Telegrafi/