Donat Rrudhani është bërë me skuadër të re, pas largimit nga Young Boys Bern.
Në fakt ylli dardan u rikthye te Young Boys Bern pas huazimit gjashtë mujor shumë të suksesshëm te Laussane.
Ai tani e tutje karrierën do ta vazhdoj te Luzerni, si huazim një vjeçar me klubin bardhekaltër që ka një opsion për blerjen përfundimtare të tij.
Rrudhani tanimë është prezantuar te Luzerni dhe do ta bartë fanellën me numër 11.
“Mesfushori 25-vjeçar po transferohet nga kryeqyteti federal në Zvicrën qendrore si huazim deri në fund të sezonit. Verën e ardhshme, FCL ka një opsion blerjeje për ndërkombëtarin kosovar”, thuhet në njoftimin e Luzernit.
“Donat mund të përdoret në pozicione të ndryshme në mesfushë dhe do të na ofrojë opsione shtesë me cilësitë e tij”, thotë drejtori sportiv i FCL, Remo Meyer.
Herzlich Willkommen beim FCL, Donat Rrudhani 🔵⚪️
Der 25-jährige Mittelfeldspieler wechselt leihweise bis Saisonende von der Bundeshauptstadt in die Innerschweiz. Im nächsten Sommer besitzt der FCL eine Kaufoption auf den kosovarischen Nationalspieler.
Medienmitteilung:… pic.twitter.com/niHoIYY89y
— FC Luzern (@FCL_1901) July 30, 2024
Donat Rrudhani do të kryejë sot të martën seancën e parë stërvitore në bardheblu dhe do të mbajë numrin 11. /Telegrafi/